Showbiz

I publikuan foton në rrugët e Tiranës, Arbana Osmani reagon publikisht për lidhjen me Eduart Grishajn: E kam për vete (FOTO)

Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me Eduart Grishajn, duke kthyer përgjigjen e shumëpritur.
Featured image of article: I publikuan foton në rrugët e Tiranës, Arbana Osmani reagon publikisht për lidhjen me Eduart Grishajn: E kam për vete (FOTO) Moderatorja, Arbana Osmani dhe regjisori, Eduart Grishaj.

TIRANË– Ditën e djeshme, në median rozë qarkulloi lajmi i fotove të shkrepura nga paparaci rrugëve të Tiranës, dhe Arbana ka reaguar menjëherë pas këtij publikimi.

Sigurisht që çifti duket hapur që janë në një romancë me njëri-tjetrin, dhe këtë nuk e kanë fshehur më, gjithsesi Arbana Osmani nuk kishte folur asnjëherë në lidhje me regjisorin.

Fansat kanë këmbëngulur shpesh që të marrin një përgjigje nga moderatorja në lidhje me këtë histori dashurie që nisim kohë më parë.

Me sa duket çifti kanë udhëtuar drejt Zvicrës dhe postojnë foto nga vendi magjik, por ndjekësit kërkojnë një foto të dy bashkë.

“Po nxirreni dhe një foto bashkë me Eduartin”– shkruan një komentuese në rrjete sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë pas këtij komenti, Arbana Osmani ka kthyer përgjigjen që të fjithë e prisnin:” I kemi për vete”.

Për herë të parë moderatorja e njohur ka pranuar publikisht që është në romancë me Eduart Grishajn.

Postimi i moderatores, Arbana Osmani dhe përgjigja ndaj ndjekëses.

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment