Aktualitet

I preu kokën nënës me thikë, fqinjët tregojnë si e njihnin Olsi Çekiçin: Ishte me penallti, fliste me vete, kush është ai doktor që e nxorri nga çmendina

Ndër të tjera, fqinjët shprehen se fajin e ka shteti që një person të tillë e lënë të lëvizë lirshëm dhe e nxorrën nga spitali psikiatrik ku dhe ishte shtruar.
Featured image of article: I preu kokën nënës me thikë, fqinjët tregojnë si e njihnin Olsi Çekiçin: Ishte me penallti, fliste me vete, kush është ai doktor që e nxorri nga çmendina Olsi Çekiçi dhe fqinjët

POGRADEC– Fqinjët në Buçimas, vendi ku ndodhi horrori mbrëmjen e sotme, kanë treguar se si e njihnin Olsi Çekiçin. Në një pronocnim për mediat, ata shprehen se 44-vjeçari ishte me penallti e fliste me vete.

Ndër të tjera, fqinjët shprehen se fajin e ka shteti që një person të tillë e lënë të lëvizë lirshëm dhe e nxorrën nga spitali psikiatrik ku dhe ishte shtruar.

“Është marrë nga Policia. Nga doktorët. Pse e kanë lëshuar? Nuk është se e kanë marrë njëherë. Kjo ngjarje na ka tronditur shumë. Sepse kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë që biri të qëllojë nënën. Unë e njoh si njeri, sepse nëna ime e kishte të vetën nënën e tij. Po ta shikoje me veten fliste,”-thotë një nga banorët.

Dëgjova vetëm të bërtitura. Ishim larg. Grua më të mirë nuk kishte. Ai ishte me penallti. Ai ishte problematik për familjen e tij. Në lagje nuk ngacmonte,”- thotë një tjetër banore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ishte tip që policia e ka marrë disa herë për ta çuar në spitalin psikiatrik në Elbasan, e kanë liruar. Ishte i dhunshëm. Grindej në familje. Thonë që përdorte lëndë narkotike. I kishte prerë kokën ia kishte varur në derë. Jemi shumë të tronditur. Këtu fajin e ka shteti. Çfarë doktori është ai i Elbasanit që hodhi firmën dhe nuk e mbajti në spital.’-thotë një tjetër banor i tronditur,”- tregon një tjetër.

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e sotme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhunës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Kokën ia preu dhe ia vari në derë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij dhe tashmë është në pranga.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment