POGRADEC- Ditën e sotme gjykata e Pogradecit ka vendosur “arrest me burg” për Olsi Çekiçin, 44-vjeçari që i preu kokën me thikë nënës së tij. Vendimi u dha nga gjyqtarja Luljeta Kolonja, pas akuzave të ngritura nga prokurori Gjergj Ceka. Ndërkohë, autori u mbrojt nga avokati Sokol Mihali.
Ky i fundit kërkoi që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore. Por, ai nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore, që të vërtetonte gjendjen mendore të 44-vjeçarit. Për këtë arsye, kjo kërkesë e tij u rrëzua nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.
Ndërkohë, 44-vjeçari u shfaq i qetë në seancë dhe me maskë në fytyrë. Në sallën e gjyqit ai ishte i rrethuar nga tre policë. Po kështu, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme ai mbërriti në gjykatë i rrethuar nga shumë forca policie.
Sakaq, sot në gjykatë është shfaqur edhe avokati i ish-gruas së 44-vjeçarit. Ky i fundit do të kërkojë që kujdestarinë e vajzës ta marrë e ëma e saj.
Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin më 6 gusht. Olsi Çekiçi i preu kokën me thikë nënës së tij, 70-vjeçares, Firdes Çekiçi dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak. Fillimisht sherri nisi mes Olsit dhe vajzës së tij, për një celular. Ai tentoi të vriste vajzën e tij dhe në këto momente ndërhyri nëna e tij. Pas përleshjes, ai vrau këtë të fundit. 44-vjeçari vruante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kurohej. Psikiatri i tij deklaroi se ai konsumonte shumë alkool.
J.V/Dosja.al
-
13:12
I preu me thikë kokën nënës së tij/ 44-vjeçari nuk u shfaq i penduar në sallën e gjyqit, avokati kërkoi 40 ditë kohë për ekzaminimit psikik
Olsi Çekiçi Vendimi i sotëm i gjykatës për 44-vjeçarin, Olsi Çekiçi është kundërshtuar nga avokati i tij mbrojtës, Sokol Mihali. Avokati kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.
Por, ai nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore, që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.
-
12:03
Ish-gruaja e Olsi Çekiçit kërkon kujdestarinë e vajzës, avokati i saj u shfaq sot në gjykatën e Pogradecit
Olsi Çekiçi në seancën e gjyqit Ditën e sotme gjykata e Pogradecit dha masën “arrest me burg” për vrasësin Olsi Çekiçi. Ndërkohë, në dyert e kësaj gjykate është parë edhe avokati i ish-gruas së 44-vjeçarit. Ky i fundit do të kërkojë në gjykatë që kujdestarinë e vajzës ta marrë e ëma e saj. Sakaq, ish-bashkëshortja e Çekiçit është nisur nga Italia drejt Shqipërisë dhe pritet të fillojë procesin për të kërkuar kujdestarinë e së bijës.
Çifti u divorcua disa vite më parë, pasi 44-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për vajzën e tyre kujdesej gjyshja, 70-vjeçarja Firdes Çekiçi.