Rajoni

I PRERË! Kryeministri grek jep njoftimin: Baret e restorantet do qëndrojnë mbyllur derisa të kemi vaksinën

Gjithashtu ai ka theksuar se pandemia do të mbarojë kur të fillojë vaksinimi, por ka vënë në dukje se masat parandaluese që janë marrë kanë ndihmuar në përballimin e fazën së parë të pandemisë dhe sipas tij e njëjta rrugë duhet ndjekur dhe në fazën e dytë. 
Featured image of article: I PRERË! Kryeministri grek jep njoftimin: Baret e restorantet do qëndrojnë mbyllur derisa të kemi vaksinën Kyriakos Mitsotakis

GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka lajmëruar se deri në kohën që në vend të ketë një vaksinë, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura. Gjithashtu ai ka theksuar se pandemia do të mbarojë kur të fillojë vaksinimi, por ka vënë në dukje se masat parandaluese që janë marrë kanë ndihmuar në përballimin e fazën së parë të pandemisë dhe sipas tij e njëjta rrugë duhet ndjekur dhe në fazën e dytë.

“Ne nuk mund të kemi njerëz që grumbullohen nëpër bare derisa të kemi vaksinat. Pandemia do të përfundojë kur të kemi vaksinën dhe kur të fillojë vaksinimi. Kemi bërë shumë punë. Kur të mbarojë pandemia, Greqia do të jetë midis fituesve. Kemi dalë mirë në fazën e parë. Jam i sigurt se me masat e duhura do të kemi sukses edhe në valën e dytë,“-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 109,655 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 2,606 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment