Rajoni

I prekur nga koronavirusi, mjekët e mbanin të izoluar, 51-vjeçari nga Kosova ‘mërzitet’ dhe largohet nga spitali

Mjekët e emergjencës dje e kishin izoluar në dhomat e veçanta, teksa ende prisnin rezultatet e analizave, por në një moment kur vëmendja ka ikur nga ai, pacienti është larguar.
Featured image of article: I prekur nga koronavirusi, mjekët e mbanin të izoluar, 51-vjeçari nga Kosova ‘mërzitet’ dhe largohet nga spitali Foto ilustruese

KOSOVË– Një pacient i prekur nga koronavirusi në Kosovë është larguar nga spitali. Identifikimi i tij si i prekur me koronavirus u bë në mënyrë krejt rastësore, pasi të hënë kishtë shkuar në QKUK, për të mjekuar krahun që e kishte lënduar në punë.

Mjekët vunë re që 51-vjeçari kishte simptomat e koronavirusit, dhe pas testimit kishte rezultuar pozitiv. Mjekët e emergjencës dje e kishin izoluar në dhomat e veçanta, teksa ende prisnin rezultatet e analizave, por në një moment kur vëmendja ka ikur nga ai, pacienti është larguar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë, i infektuari nga Malisheva, arriti që të kapej nga Policia dhe aktualisht mbahet në spital, ndërkohë kanë filluar të gjurmohen edhe kontaktet e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment