Aktualitet

I prekur nga COVID-19? Mjeku Ilir Alimehmeti futet në izolim: Kam shenja të lehta, po pres konfirmimin laboratorik

Mjeku është shprehur se ka shenja të lehtë por po pret konfirmimin laboratorik. Ai thekson se po punon nga shtëpia deri kur të dalë rezultati i testit.
Featured image of article: I prekur nga COVID-19? Mjeku Ilir Alimehmeti futet në izolim: Kam shenja të lehta, po pres konfirmimin laboratorik

TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është infektuar me koronavirus ka treguar se është futur në karantinë.  Në një lidhje live për emisionin ”Real Story”, mjeku është shprehur se ka shenja të lehtë por po pret konfirmimin laboratorik. Ai thekson se po punon nga shtëpia deri kur të dalë rezultati i testit.

”Kam shenja të lehta, por ska konfirmim laboratorik. Punojmë këtu nga shtëpia që mos riskojmë të tjerët. Lajmi ishte shumë pozitiv. Zyrtari, i parë, shtetëror si Britania e Madhe. Ka shqyrtuar të dhënat. Deri tani i kishim nga burimet mediatike nga kompanitë, që nuk është metoda më transparente. Fakti që një autoritet kaq i rëndësishëm e aprovon atëhere ka besueshmëri. Jam i bindur që autoriteti drejtues në Britaninë e Madhe ka parë dhe vlerësuar dhe i ka parë si të vlefshme.”- tha Alimehmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.k.dosja.al)

Shto Koment