Bota

Vrasja e dyfishtë në Makrinitsa, rrëfehet babai i dy viktimave

Ai tha për dhëndrrin e tij se kjo gjë erdhi si pasojë e fiksimeve të tij dhe se nuk kishtë shkak tjetër pse ta bënte këtë masakër. Dhëndrri i kishte shkuar të enjten e kaluar në shtëpine e tyre dhe i kishte kërcënuar ata para policisë.
Featured image of article: Vrasja e dyfishtë në Makrinitsa, rrëfehet babai i dy viktimave Foto ilustruese

GREQI-Pas vrasjes së dyfishtë e cila ndodhi pasditen e të hënës ne Makrinitsa ku 31-vjeçari vrau me thikë gruan dhe kunatin, jepet rrëfimi nga babai i viktimave.

Pak orë para varrimit të fëmijëve të tij, babai i 28-vjeçares Kostandina dhe 30- vjeçarit George, foli për dhendrrin e tij autorin e dy krimeve në Makrinitsa, Volos.Ai tha për dhëndrrin e tij se kjo gjë erdhi si pasojë e fiksimeve të tij dhe se nuk kishtë shkak tjetër pse ta bënte këtë masakër. Dhëndrri i kishte shkuar të enjten e kaluar në shtëpine e tyre dhe i kishte kërcënuar ata para policisë, raporton CNN

“Ishtë një ditë e vështirë për mua”, tha babai duke qarë, ndërsa siç tha ai nuk e imagjinonte që gjërat do të dilnin ashtu.

Të martën, autori i krimit të dyfishtë u drejtua për në burg ndërsa kërkoi një afat për të kërkuar falje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Avokati i tij tha se do të kërkonte një raport psikiaatrik për të dhe se autori i krimit i cili i ishte nënshtruar vlerësimit psikiatrik nuk kishte frikë nga burgosja pasi ai ka thënë : “Unë do të jem i mbyllur për një muaj dhe unë do të largohem”.

 “Nuk mbaj mend se çfarë bëra. Shkova për të parë fëmijën tim dhe ata më ndaluan. Ata më ndaluan dhe më thanë se do të mbyllesha në një spital psikiatrik. Unë u mjegullova, shtyva gruan time dhe vëllain e saj që të ngjiteshin lart atje ku ishte fëmija im. Nuk e kuptova që kam përdorur një thikë”: këto ishin fjalët e para të autorit të vrasjes së dyfishtë në Makrinitsa, Pelion .

31 vjeçari ishte i vendosur të vriste këdo që do e ndalonte për të takuar fëmijën e tij dy vjeç, pranaj bëri edhe krimin pasditen e të hënës. Gruaja e tij kishte marrë masa paraprake që babai ti qëndronte larg fëmijës së tij pasi ai kishte probleme psikologjike pas një aksidenti të ndodhur në të kaluarën.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment