Aktualitet

I preu me thikë kokën nënës së tij/ 44-vjeçari nuk u shfaq i penduar në sallën e gjyqit, avokati kërkoi 40 ditë kohë për ekzaminimit psikik

Mësohet se 44-vjeçari nuk u shfaq i penduar në sallën e gjyqit. Sakaq, avoakti i tij kërkoi 40 ditë kohë për ekzaminimit psikik të klentit, por kërkesa iu rrëzua nga gjyqtarja.
Featured image of article: I preu me thikë kokën nënës së tij/ 44-vjeçari nuk u shfaq i penduar në sallën e gjyqit, avokati kërkoi 40 ditë kohë për ekzaminimit psikik Foto të Olsi Çekiçit në gjykatë dhe Firdes Çekiçi

POGRADEC- Vendimi i sotëm i gjykatës për 44-vjeçarin, Olsi Çekiçi është kundërshtuar nga avokati i tij mbrojtës, Sokol Mihali. Avokati kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.

Por, ai nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore, që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme gjykata e Pogradecit ka vendosur “arrest me burg” për Olsi Çekiçin, 44-vjeçari që i preu kokën me thikë nënës së tij. Ky i fundit nuk shfaq i qetë në gjykatë dhe nuk shprehu pendesë. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjet të fortë të vëllait.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment