Aktualitet

I prangosur dhe me maskë, Ilir Xhepaj që u arrestua pas telefonatës me gruan mbërrin në Gjykatë, i jepet masa ‘arrest me burg’

VIDEO
Në videon e publikuar nga Faxweb, shihet se si me pranga në duar dhe me maskën e vënë, Xhepaj është shoqëruar nga katër efektivë, për t’u futur brenda ambienteve të Gjykatës.
Featured image of article: I prangosur dhe me maskë, Ilir Xhepaj që u arrestua pas telefonatës me gruan mbërrin në Gjykatë, i jepet masa ‘arrest me burg’ Momenti i futjes në Gjykatë

TIRANË– Ilir Xhepaj, i cili u vu në pranga si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj, është lënë sot në burg nga Gjykata. Vendimi është dhënë gjatë seancës që u mbajt ditën e sotme.

Në videon e publikuar nga Faxweb, shihet se si me pranga në duar dhe me maskën e vënë, Xhepaj është shoqëruar nga katër efektivë, për t’u futur brenda ambienteve të Gjykatës.

Ilir Xhepaj alias Ilir Lika u arrestua në Astir, pasi akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku) brenda hotelit në Laç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Natën kur edhe u kap, Xhepaj po shkonte të takonte bashkëshorten e tij, të cilën paraprakisht e kishte telefonuar. Efektivët kishin mbajtur në përgjim gruan e Likës dhe të veshur civilë janë oaraqitur në zonën ku ai do të takonte gruan.

Për fatin e keq të 33-vjeçarit, takimi me gruan s’u realizua dot pasi ai u arrestua. Ilir Lika (Xhepaj) ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pas arrestimit të Eduart Lamajt, ekzekutori i dy biznesmenëve. Lamaj u kap pasi u fsheh për mbi 3 javë në Tiranë tek e motra, dhe po kurohej fshehurazi tek spitali Amavita në Qytet Studenti. Bashkë me Lamajn dhe Ilir Likën, grupit të Kurbinit i “mungojnë” edhe dy anëtarë të tjerë, që u filmuan nga kamerat e sigurisë në hotel A&A. Elson Alija dhe Klaudio Perkola, janë pjesë e grupit dhe janë ende në kërkim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment