Sport

I përlotur rrëfeu shumën qesharake që i dhanë si kampion, 3 ditë më vonë Klevis Çelaj merr lajmin e mië (VD)

Moderatorja Mirela Milori e pyeti sesa do marrë Klevisi nga Flamurtari dhe Bashkia, ku Toska tha se me vendim të këshillit të ministrave shuma është 62 mijë e 500.
Featured image of article: I përlotur rrëfeu shumën qesharake që i dhanë si kampion, 3 ditë më vonë Klevis Çelaj merr lajmin e mië (VD) Klevis Çelaj

TIRANË- Para disa ditësh teksa kampioni i boksit, Klevis Çelaj ishte i ftuar në emisionin “Historia ime”  i përlotur rrëfeu historinë e tij ku përveç situatës së rënduar ekonomike ai tregoi edhe shumën qesharake që iu dha për shpërblim në momentin që kishte marrë titullin kampion.

Vetëm 140 mijë lekë të vjetra ishte shuma me të cilën ishte vlerësuar Çelaj për fitoren e tij.

Ndërsa ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime”,  ku çdo ndryshoi pasi mori lajmin e mirë përmes lidhjes telefonike me drejtorin e Departamentit të Sportit në Vlorë, Viron Toska i cili tha: Bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi me porosi të kryetarit të Bashkisë, zotit Dritan Leli do të jetë pjesë e Flamurtarit. Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub.”

Moderatorja Mirela Milori e pyeti sesa do marrë Klevisi nga Flamurtari dhe Bashkia, ku Toska tha se me vendim të këshillit të ministrave shuma është 62 mijë e 500.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirela Milori: 62 mijë? Pra 600 mijë lekë të vjetra?

Viron Toska: Po, në muaj!

A.C/Dosja.al 

Shto Koment