Sport

I përloti të gjithë ndeshjen e fundit, Milan gati të rikthejë mesfushorin në tapetin e blertë

Bonaventura u largua i përlotur nga fusha e San Siros pas ndeshjes më Calgarin duke lënë të kuptohet se ajo do të ishte ndeshja e fundit me kuqezinjtë.
Featured image of article: I përloti të gjithë ndeshjen e fundit, Milan gati të rikthejë mesfushorin në tapetin e blertë Giacomo Bonaventura

ITALI- Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura u përshëndet nga klubi për kontributin e dhënë në  6 vite, por djajtë e Serie A mund të ndryshojnë mendim dhe të rikthejnë sërisht lojtarin me fanellën kuqezi.

Bonaventura u largua i përlotur nga fusha e San Siros pas ndeshjes më Calgarin duke lënë të kuptohet se ajo do të ishte ndeshja e fundit me kuqezinjtë. Por sipas mediave italiane drejtuesit e djajve mund të ndërmarrin një vendim për t’i ribesuar sërisht mesfushën Bonaventurës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky i fundit ka besimin e plotë të Piolit si dhe të shokëve të skuadrës. Në një postim në rrjetet sociale Zlatan Ibrahimovic e konsideron 30-vjeçarit si numrin 1 të skuadrës si edhe me mbishkrimin qetësohu, duke lënë të nënkuptohet se Bonaventura mund të vazhdojë të luaj  për skuadrën e Milanit.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment