Showbiz

“I përgjakur dhe në fytyrë i fashuar”/ Ja pse The Weeknd zgjodhi këtë mënyrë për të shkuar në  “American Music Awards”

Ai zgjodhi të shkonte kështu për t'i dhënë një mesazh fansave të tij që mos t'i jepnin makinës në mënyrë të dehur pasi mund të pësojnë shumë aksidente.
Featured image of article: “I përgjakur dhe në fytyrë i fashuar”/ Ja pse The Weeknd zgjodhi këtë mënyrë për të shkuar në  “American Music Awards” The Weeknd

SHBA-Këngëtari The Weeknd gjatë mbrëmjes së djeshme në American Music Awards u shfaq i fashuar në të gjithë fytyrën e tij. Çdo kush që e ka parë ka menduar se ka qenë i dëmtuar, por në të vërtetë është e kundërta. Ai zgjodhi të shkonte kështu për t’i dhënë një mesazh fansave të tij që mos t’i jepnin makinës në mënyrë të dehur pasi mund të pësojnë shumë aksidente.

Në një intervistë ai u shpreh se kënga e tij “After Hours” ka për qëllim që të ndërgjegjësoj njerëzit për mënyrën se si ecin natën me makinë.

 “Unë nuk dua të promovoj kurrë të ecurit me makinë në gjendje të dehur, por kjo është historia”.

Ai gjithashtu çmimin që mori mbrëmë ia kushtoi këngëtarit të ndjer, Prince pasi ai i dha atij shtysën që të këndojë në zhanerin R&B.

“Herën e fundit që e mora këtë çmim, ma dha i ndjeri Prince dhe ju e dini, ai është arsyeja që unë kam për të sfiduar vazhdimisht zhanrin R&B. Këtë çmim do doja t’ja kushtoja atij. Faleminderit,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


(I.A/dosja.al)

Shto Koment