Politike

I përfundon misioni diplomatik në Shqipëri, Meta pret në zyrë ambasadorin britanik: Takim i përzemërt lamtumire!

FOTO
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin, ku i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe përkushtimin në detyrën e tij.
Featured image of article: I përfundon misioni diplomatik në Shqipëri, Meta pret në zyrë ambasadorin britanik: Takim i përzemërt lamtumire! Duncan Norman dhe presidenti Ilir Meta

TIRANË– Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman është në fund të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Me këtë rast, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin, ku i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe përkushtimin në detyrën e tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta thekson se i ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Postimi i plotë i Metës:

Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.

Norman ka ardhur në vendin tonë si përfaqësues diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2016.

(kle.m./dosja.al)

Shto Koment