Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë/ KPA shkarkon nga detyra Gentian Osmanin, prokurorin që kërkoi arrestimin e Tahirit

Prokurori Gentian Osmani është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Osmani ka hetuar çështje të nxehta si "Tahiri" dhe "Babale".
Featured image of article: Nuk justifikoi pasurinë/ KPA shkarkon nga detyra Gentian Osmanin, prokurorin që kërkoi arrestimin e Tahirit Gentian Osmani

TIRANË– Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin dhe njëkohësisht anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmanin.

Sipas vendimit të KPA-së, prokuroi Osmani nuk justifikonte pasurinë e tij duke sjellë edhe shkarkimin e tij. 

Osmani u konfirmua nga Komisioneri Publik më 2 gusht të vitit të kaluar duke premtuar hetimin e shumë çështjeve të ndjeshme.

Por vetëm pak ditë më vonë u ankimua nga Komisioneri Publik dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Një javë më parë, ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka dorëzuar në KPA një CD me përgjime, ku tregohet, sesi prokurori Gentian Osmani bën biseda inkriminuese me Alfred Alizotin.

Sipas Salianjit, prokurori Osmani ishte vënë në shërbim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminuese.

(k.m/dosja.al)

  • 11:08

    Nga dosja “Tahiri” tek “Babalja”, çështjet e nxehta që hetoi prokurori Osmani

    Prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani është shkarkuar ditën e sotme nga KPA, thuajse një vit më vonë pasi u konfirmua nga KPK.

    Osmani ka hetuar çështje të ndjeshme dhe me interes të lartë publik si çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe dosjen “Babale”.

    Në vitin 2017, për dy akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, atë të korrupsionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn që kërkuan arrestimin e tij.

    Gjithashtu Gentian Osmani ka hetuar edhe dosjen e njohur të “dëshmitarit X”, apo “Babales”, Albert Veliut, personi që akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj për përfshirje në trafik droge. Për këtë dosje, Osmani është akuzuar nga ish-deputeti Ervin Salianji se i ka shërbyer qeverisë duke dorëzuar në KPA edhe përgjime.

    Gentian Osmani njihet u konfirmua nga KPK në gusht të vitit të shkuar, por rikthimi i tij në detyrë u kundërshtua fillimisht nga Komisioneri Publik dhe më pas nga Operacioni Ndërkombëtar i Apelimit pasi sipas tyre nuk prokurori nuk justifikonte pasurinë.

    (k.m/dosja.al)

  • 10:59

    Me kokën lart dhe serioz, si e priti prokurori Osmani shkarkimin nga KPA (VD)

    Ditën e sotme Komisioni i Posatçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin Gentian Osmani.

    Në momentin e dhënies së vendimit, Osmani qëndroi me kokën lart dhe serioz në fytyrë duke mos dhënë asnjë shenjë keqardhjeje për postin.

    Osmani njihet si një ndër prokrurorët që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ky i fundit akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.

Shto Koment