BotaKuriozitete

I pari vend që ia del pas Amerikës! Kina dërgon me sukses në Mars robotin e saj, kuptimi dhe ‘detyra’ e Zhurong

Zhurong, që do të thotë Zoti i Zjarrit, ka për "detyrë" që për 90 ditë (1 ditë=24 orë e 39 minuta) marsiane të studiojë gjeologjinë lokale.
Featured image of article: I pari vend që ia del pas Amerikës! Kina dërgon me sukses në Mars robotin e saj, kuptimi dhe ‘detyra’ e Zhurong Foto ilustruese

PEKIN– Kina ka arritur që të zbarkojë me sukses një anije kozmike në Mars. Media shtetërore njoftoi se roboti me gjashtë rrota, i quajtur “Zhurong” ishte vendosur në hemisferën veriore të planetit Mars. Roboti përdori një kombinim të një kapsule mbrojtëse, një parashute dhe një platforme rakete për të bërë zbritjen.

Ulja në Mars është një arritje e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh natyrën e vështirë të planetit. Deri më tani vetëm amerikanët e kanë mundur që të ulen në planetin e sistemit diellor, pasi të gjitha vendet e tjera që kanë provuar ose kanë humbur robotin gjatë rrugës, ose nuk kanë mundur që ta komandojnë dot më nga Toka. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhurong, që do të thotë Zoti i Zjarrit, ka për “detyrë” që për 90 ditë (1 ditë=24 orë e 39 minuta) marsiane të studiojë gjeologjinë lokale.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment