Bota

I pari që nuk u bindet rregullave të Boris Johnson/ I ati i kryeministrit britanik udhëton drejt Greqisë në kohë pandemie

VIDEO
Babai i Boris Johnson ka shkelur rregullat e të birit duke udhëtuar drejt Greqisë në kohë pandemie.
Featured image of article: I pari që nuk u bindet rregullave të Boris Johnson/ I ati i kryeministrit britanik udhëton drejt Greqisë në kohë pandemie 79-vjeçari Stanley Johnson, i ati i kryeministrit Britanik Boris Johnson.

BRITANI E MADHE- I ati i kryeministrit britanik, Boris Johnson, 79-vjeçari Stanley Johnson ka thyer rregullat e vendosura nga vet djali i tij në Britani si shkak i Covid-19.

Përmes Bullgarisë, 79-vjeçari ka arritur në Greqi në një kohë që qeveria greke ende nuk ka konfirmuar pritjen e turistëve britanikë deri në mes të korrikut, në një kohë kur situata e pandemisë nuk është ende e qetë.

Stanley Johnson ka shkuar në Athinë për të vizituar vilën e tij në Pelion, por as nuk ka hezituar të postojë foto në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka treguar edhe pamjet nga fluturimi nga udhëtimi.

 

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arriving in Athens this evening!

A post shared by Stanley Johnson (@stanleyjohnson) on

 “Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër koronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm. Sigurisht që do të shkoj në një bar, nëse dua të shkoj në një të tillë.”- është shprehur në një postimet e tij Stanley Johnson.

Burimi:  MIRROR

A.C/Dosja.al

Shto Koment