Politike

Dosja e Lulzim Bashës mbërrin në Gjykatë, nën akuzë Ristani dhe Dervishi, do gjykohen për falsifikim dokumentash

Dosja.al mëson se dosja është dërguar sot nga Prokuroria dhe pritet që në 10 ditët e ardhshme të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese në seancën paraprake.
Featured image of article: Dosja e Lulzim Bashës mbërrin në Gjykatë, nën akuzë Ristani dhe Dervishi, do gjykohen për falsifikim dokumentash Ilir Dervishi, Lulzim Basha dhe lobimi rus

TIRANË– Dosja kundër kreut të Partisë Demorkatike Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit të së njëjtës parti, Ilir Dervishi, ka mbërritur në Gjykatë, në ditën e fundit të afatit.

Dosja.al mëson se dosja është dërguar sot nga Prokuroria dhe pritet që në 10 ditët e ardhshme të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese në seancën paraprake.

Dosja e hetimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së për lobimin falsifikimin e dokumenteve kishte mbetur e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës pa një vendimmarrje finale për shkak se një nga tre prokurorët nuk kanë firmosur njoftimin e përfundimit të hetimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kol Hysenaj, ishte prokurori që nuk firmosi që hetimi për Kryetarin e Partisë Demokratike dhe zyrtarë të opozitës të kalonte në Gjykatë, ndërsa dy të tjerët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako e firmosën. Nga ana tjetër, Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, i tha BIRN se Karanxha dhe Tako përjashtuan kolegun e tyre Hysenaj dhe e morën vendimin pa mendimin e tij. Hysenaj kërkonte gjithashtu që në dosjen e Bashës të shtohej akuza për influencë ruse.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, në SHBA. Të tre akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakeqësi. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment