Bota

“I nxitëm ne!”/ Nis lëvizja për liberalizmin e vizave për Kosovën, Richard Grenell: Më në fund! Jemi të lumtur

Emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell shkruan se ky është një lajm i mirë për Kosovën, duke marrë edhe meritat për nismën.
Featured image of article: “I nxitëm ne!”/ Nis lëvizja për liberalizmin e vizave për Kosovën, Richard Grenell: Më në fund! Jemi të lumtur I dërguari i Trump në Kosovë, Richard Grenell.

SHBA- Emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me kërkesën që një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel për liberalizimin e vizave.

Me anë të një statusi në Twitter, Grenell shkruan se ky është një lajm i mirë për Kosovën, duke marrë edhe meritat për nismën. Në statusin e tij, i dërguari i SHBA-së, se ishin lëvizjet e Amerikës ato që kanë nxitur veprimet e evropianëve.

“Më në fund, ky është një lajm i mirëseardhur. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se disa kohë më parë Richard Grenell u përfshi në një debat publik me Viola von Cramon, të cilës i kërkonte që të bënte punën e saj në mënyrë që Kosovës t’i liberalizoheshin vizat. Asokohe nuk mungoi edhe përgjigjia e saj, por tanimë ajo është përfshirë grupit të eurodeputetëve.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment