Bota

I nxehti nuk ndalet, moti afrikan që do pushtojë botën deri në vitin 2022

Tre vitet e ardhshme do të jenë akoma më të nxehta.
Featured image of article: I nxehti nuk ndalet, moti afrikan që do pushtojë botën deri në vitin 2022 Foto Ilustruese

Rritja e temperaturave në sipërfaqen e Tokës nuk kanë të ndalur. Moti afrikan do të fillojë gradualisht të mbizotërojë në planetin tonë. Kjo gjë bëhet e ditur sipas një studimi ndërkombëtar.

Në studimin e publikuar nga AFP-ja theksohet rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet natyrore do të sjellë një mot tejet të nxehtë.

“Do të nxehen ujërat e oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve dhe tajfunëve,”– shkruhet në studimin e publikuar në revistën, Nature Communications.

Nga ana tjetër shkencëtari për klimë në Universitetin Brest në Francë, Florian Sevellec është shprehur se ky ndryshim klimaterik është afatgjatë.

“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur ndryshim klimatik afatgjatë. Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën pesë vjetët e ardhshme”, ka thënë Sevellec

Temperatura mesatare e Tokës gjithnjë ka pasur luhatje, por kohët e fundit një nxehtësi ka pushtuar gjithë planetin. E gjithë kjo situatë vjne si pasojë e ngrohjes globale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment