Aktualitet

I nxehti afrikan përfshin vendin, 9 këshillat që jep me urgjencë ISSHP

  • A jeni në plazh? Surprizon sërish moti, si do të jenë temperaturat sot
  • Për temperaturat e lartë ISSHP jep 9 këshilla.
    Featured image of article: I nxehti afrikan përfshin vendin, 9 këshillat që jep me urgjencë ISSHP Foto ilustruese

    Shqipëri- Në këto ditë përvëluese ku temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë  Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar për qytetarët  që të shmangin efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta.

    ISSHP ka dhënë këshillat: 

    1-Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave nga  ora ?11:00 deri në -17:00).

    2-Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

    3-Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.

    4-Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

    5-Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.

    6-Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

    7-Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

    8-Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

    9-Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment