Aktualitet

I nxehti “afrikan” nuk është larguar nga vendi/ Sot temperatura deri në 38 gradë (PARASHIKIMI)

Ditën e sotme kushtet e motit do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Temperaturat maksimale do të shkojnë në 38 gradë.
Featured image of article: I nxehti “afrikan” nuk është larguar nga vendi/ Sot temperatura deri në 38 gradë (PARASHIKIMI) Foto ilustruese

SHQIPËRI– Ditën e sotme do të ketë një mot të kthjellët dhe me vranësira në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb temperaturat maksimale do të shkojnë në 38 gradë ndërsa ato minimale në 14 gradë. Gjatë ditës së sotme nuk do të ketë reshje shiu në asnjë pjesë të territorit.

Parashikimi: 

Kushtet e motit do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Pjesa e dytë ditës vijon në të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet mbeten dominuese në bregdet. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. Europa:  Europa veriore dhe Lindore mbeten me shira të dendur. Po ashtu, Europa qendrore karakterizohet nga vranësira dhe rrebeshe shiu, ndërsa Perëndimore dhe Jugore paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment