Aktualitet

I nxehti “afrikan” nuk është larguar nga vendi, sot temperatura deri në 37 gradë (PARASHIKIMI I MOTIT)

Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu në vend. Meteoalb parashikon se sot do të ketë një mot të kthjellët dhe temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë.
Featured image of article: I nxehti “afrikan” nuk është larguar nga vendi, sot temperatura deri në 37 gradë (PARASHIKIMI I MOTIT) Foto ilustruese

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë një mot të kthjellët dhe me vranësira në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb temperaturat maksimale sot do të shkojnë në vendet e ulëta deri në 37 gradë, ndërsa ato minimale do të shkojnë deri në 14 gradë.

PARASHIKIMI: 

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-herëshme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa nata sjellë shtim të vranësirave në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.  Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Europa Lindore vijon në ndikimin e motit të vranët dhe shirave afatshkurtër. Po ashtu brigjet e Italisë do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do sjelli rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në jug të saj. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment