LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I njëjtë edhe tek epidemia e SARS-it/ Shkencëtarët zbulojnë mutacionin ‘unik’ që dobëson Covid-19

5 Maj 2020, 17:39 Nga DOSJA
I njëjtë edhe tek epidemia e SARS-it/ Shkencëtarët

SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi ka pësuar një mutacion unik tek një nga pacientët në Arizona, duke rritur shpresat se virusi ka nisur të dobësohet.

Në një nga 382 mostrat që ata mblodhën nga pacientët me koronavirus mungonte një segment i konsiderueshëm i materialit gjenetik. Mediat e huaja kanë bërë me dije se nuk është hera e parë që shkencëtarët përballeshin me diçka të tillë, pasi kjo mungesë gjenetike shfaqej edhe tek pacientët që ishin të infektuar me epideminë e SARS-it në vitin 2003.

Shkencëtarët shprehen se bëhet fjalqë për një lloj ndryshimi që dobëson viruset, duke shkatërruar “armët” e  tyre kundër anti-trupave të trupit të njeriut dhe duke e bërë infeksionin më të dobët.

Sa më shumë shfaqej ky mutacion, aq më shumë dobësohej shpërthimi i SARS. Deri në korrik, pesë muaj pasi mutacioni u shfaq në Azi në 23 shkurt, nuk kishte raste të reja. Tani, studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës kanë gjetur vetëm një person që kishte këtë mutacion, por ata thonë që nëse bëhet më e zakonshme, epidemia do të shkojë drejt shuarjes.

Ashtu si ADN-ja në qelizat tona, edhe materiali gjenetik i viruseve është i prirur të pësojë mutacion, pasi ata rrëmbejnë me shpejtësi qelizat pritëse. Disa viruse ndryshojnë vazhdimisht, duke e bërë më të vështirë parandalimin dhe trajtimin e tyre.

HIV është ndër viruset që pëson mutacione më të njohur për njeriun, ku dhe përsëritet shpejt , duke bërë miliarda kopje të vetes në një ditë të vetme. Këto tipare të kombinuara e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë  që virusi të bëhet rezistent ndaj ilaçeve.

Deri më tani dimë që  virusi që shkakton pandeminë aktuale, SARS-CoV-2, nuk pëson aq ndryshime sa HIV.

Por shkencëtarët thonë se kjo ka anë pozitive dhe anë negative.

Nga njëra anë, sa më pak mutacione të pësojë virusi, aq më të mëdha janë shanset tona për të bërë një vaksinë që mund ta zhdukë në mënyrë efektive virusin. Por, deri sa të kemi një vaksinë, e cila në rastin më të mirë do të jetë gati në janar, koronavirusi do të vazhdojë të infektojë me siguri miliona njerëz dhe do të vrasë qindra mijëra të tjerë.

Gjenomet e viruseve janë shumë më të thjeshta se tonat dhe koronavirusi përbëhet nga 30,000 shkronja të ARN-së. Në njërën nga mostrat që ata mblodhën, studiuesit amerikanë zbuluan se një kombinim prej 81 shkronjash mungonte. Sekuenca që ishte zhdukur ishte një pjesë shumë e rëndësishme e ARN-së.

“Kjo është diçka që e kemi parë më parë gjatë shpërthimit të SARS-it në vitin 2003, kur virusi pësoi ndryshime të mëdha në sekuencat që bënin të mundur lidhjen e virusit me proteinat. Këto proteina nuk janë vetëm atje për tu përsëritur, ato janë atje për të ndihmuar në rritjen e virulencës dhe shtypjen e sistemit imunitar të hostit. Në rastin e Sarsit, ky mutacion çoi në zbutjen e epidemisë.”- tha autori i studimit Dr Efrem Lim .

Por a do të thotë kjo që koronavirus po bëhet më i dobët dhe më pak infektiv?

Ekspertët shprehen se është shumë shpejtë për të dhënë një përgjigje. Ata thanë se pacientit ku virusit i mungonte sekuenca gjenetike shfaqte simptoma, duke sinjalizuar se virusi ishte akoma mjaft i fuqishëm për ta bërë individin të ndihej i sëmurë.

Lajmi i mirë është se përveç SARS-it, ky mutacion gjenetik nuk është parë tek asnjë nga 16,000 koronaviruset që janë testuar, deri më tani.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni