Showbiz

I njëjti urim! Arilena Ara uron me fjalët romantike Flor Mumajesin, çfarë ndodhi me lidhjen me menaxherin?

FOTO
Dyshja e famshme e këngëtarëve u përfolën për një lidhje dashurie vite më parë mirëpo duket se këto dyshime po ringjallen sërish.
Featured image of article: I njëjti urim! Arilena Ara uron me fjalët romantike Flor Mumajesin, çfarë ndodhi me lidhjen me menaxherin? Arilena Ara, Flori Mumajesi, Popi Kola

TIRANE– Arilena Ara ishte një ndër personazhet e famshëm që uroi kantautorin Flori Mumajesin për ditëlindje.
Me një foto shumë të bukur të tyren, aty ku shfaqen të përqafuar, Arilena shkruan:

‘Gëzuar ditëlindjen dashuri’– duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Flori Mumajesi, Arilena Ara

Dyshja e famshme e këngëtarëve u përfolën për një lidhje dashurie vite më parë mirëpo duket se këto dyshime po ringjallen sërish.

Në ditëlindjen e Arilenës ishte Flori ai që bëri të njëjtin urim me një foto që i bëri të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka diçka. Një puthje në faqe dhe një urim plot dashuri për këngëtaren u publikua nga kantautori në Instastory, pak pas mesnate.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gëzuar ditëlindjen dashuri”,- shprehej Flori në postimin e tij, ku shfaqej duke puthur Arilenën në faqe, të dy të veshur me të bardha.

Flori Mumajesi, Arilena Ara

Kujtojmë se Arilena flitet se është në lidhje me menaxherin e saj Popi Kola, mirëpo të njëjtat aludime janë ngritur dhe për Florin.

Konfuzione të tilla janë normale në botën e showëbizit, sidomos kur vetë personazhet vazhdojnë dhe turbullojnë ujërat me të tilla postime.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment