Aktualitet

I nisi studimet për mekanik por u bë major, kush është Klodian Tanushi që ‘rrëmbeu’ një sërë medaljesh

Klodian Tanushi është i martuar dhe me tre fëmijë, përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.
Featured image of article: I nisi studimet për mekanik por u bë major, kush është Klodian Tanushi që ‘rrëmbeu’ një sërë medaljesh Major Klodian Tanushi

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme erdhi lajmi i hidhur se major Klodian Tanushi kishte humbur jetën, pas plagosjes gjatë shpërthimit të një mine kampin ushtarak Camo Adazi në Letoni, më 6 maj.  Të shërbente në Forcat Ushtarake shqiptare ishte një dëshirë shumë e madhe dhe pasi u bë pjesë e tyre ai rrëmbeu një sërë medaljesh.

Kush është major Klodian Tanushi? 

Ai ka lindur në Dibër më 31.10.1980 dhe është fëmija i parë i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv” Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD. Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment