
ELBASAN– Një 27-vjeçar dhe një 63-vjeçar janë vënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 27-vjçari, me iniciale H.H., banues në Elbasan, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Ndërsa 63-vjeçari me inicialet B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij. Aktualisht kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit: H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij; B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
(f.m/dosja.al)