BotaVirale

“I ngulëm thikën, pastaj i ramë me çekiç”, tre motrat rrëfejnë si e vranë të atin në mënyrë makabre: Na përdhunonte

Krestina, Angelina dhe Maria, përkatësisht 19, 18 dhe 17 vjeç , thane se ato e vranë babain e tyre për t'u vetëmbrojtur nga abuzimi seksual dhe nga dhuna fizike që ai ushtronte mbi to.
Featured image of article: “I ngulëm thikën, pastaj i ramë me çekiç”, tre motrat rrëfejnë si e vranë të atin në mënyrë makabre: Na përdhunonte
Përditësuar:

RUSI – Zbardhet dëshmia e motrave ruse, të cilat disa muaj më parë vranë babain e tyre në mënyrë makabre.

Në video vajzat rikrijonë skenën e ngjarjes, dhe ato tregojnë se si e kanë vrarë  të atin e tyre.

Versioni që vajzat tregojnë për ngjarjen, në videon e publikuar, nuk është i njëjtë me versionin që vajzat i thanë policisë, kur e lajmëruan për vrasjen që kishin bërë.

Krestina, Angelina dhe Maria, përkatësisht 19, 18 dhe 17 vjeç , thane se ato e vranë babain e tyre për t’u vetëmbrojtur nga abuzimi seksual dhe nga dhuna fizike që ai ushtronte mbi to.

Në telefonatën që Maria i ka bërë policisë natën e ngjarjes, ajo thotë që babai i saj po i ndiqte nga pas me një thikë në dorë, ndaj atyre i’u desh t’a vrisnin atë.

Por në videon e publikuar, vajzat tregojnë se babai ishte i ulur në karrigen e tij, në momentin që ato e kanë vrarë.

Dëshmia e plotë:

Në videon e policisë në vendin e ngjarjes,  Maria tha: ‘Ai ishte ulur në këtë kolltuk, në atë cep.

Unë dhe Angelina u afruam nga mbrapa, ajo kishte një çekiç, unë kisha një thikë.’

Angelina tha se kishte përgatitur ushqim për babanë e tyre të divorcuar me të cilin jetonin.

“Atëherë ne thamë – le të përpiqemi, të marrim një rrezik,” tha Angelina.

‘Dhe ne pyetëm motrën tonë më të madhe, kështu që ajo na ndihmoi dhe ne i hodhëm atij spraj djegës tek sytë”

‘Unë isha në të majtë, Maria në të djathtë.

Ajo së pari e goditi atë me thikë.

Ai u zgjua.

Pastaj unë e godita me çekiç. Dy herë.

“Pastaj ai u kthye dhe po pyeste: çfarë po ndodh? çfarë po ndodh?

Një detektiv pyeti: ‘Ai nuk e kuptoi se çfarë po ndodh?’

Angelina pranoi se babai i saj nuk e kuptoi seç po ndodhte.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment