LIVE UPDATES
Insights

I ndershëm në Shqipëri

13 Korrik 2019, 13:59 Nga DOSJA
I ndershëm në Shqipëri

TIRANË- Në brendësi të Institutit Bujqësor, në ish konviktet e rrënuara dhe me kushte aspak njerëzore mes disa familjeve që mbijetojnë, janë strehuar me fëmijët e tyre edhe dy policë. Njëri me inicialet R.M jeton në katin e parë të godinës numër pesë. Ka dy fëmijë. Krahasuar me të tjerët shteti i tij ja ka shprehur “mirënjohjen” duke mos ja ndërprerë energjinë elekrike. Dritat janë maksimumi i luksit ku jeton ai, në një ndërtesë të amortizuar, me tualete të përbashkëta e korridore të zhytyra në errësirë, ku zvarriten të pamundurit në ë një jetë të varfërish dhe te ndershme.

R.M ëdo ditë vesh uniformën e policit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe niset nga Instituti për të luftuar krimin, të organizuarin dhe të paorganizuarin. Shërben polic i shtetit tonë në qytetin e Elbasanit. R.M, jeton aq ngushtë dhe në mjerim sa nuk ka as vend për të mbajtur shishet me ujë, të cilat I mban si rezerva në korridorin e përbashkët që e ndan me të ngjashmit si ai. Në ballkonin e sajuar gjendet lavatricja, kuzhina, në brendësi një krevat, të cilin e ndan me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Një ditë , kur faturat i përplaseshin fytyrës dhe i dhimbnin më shumë se “presioni” që I shkakton krimi , cifti vendosi që mbase do ishte më mirë që fëmijët ta mbushnin barkun me bukë në Itli, ndaj dhe gruaja ju bashkua familjarëve të tjerë bashkë më fëmijët.Dhe kështu për t’ia dalë , ndershëm dhe me dinjitet, gruaja me fëmijët e vegjël përpiqet të punojë në shtetin fqinj dhe kështu familja e  një polici lufton përditë me faturat . Pa asnjë favor , pa asnjë lehtësi. Dhe R.M është një nga policët e shumtë , qe  veshin uniformën e shenjte te ligjit , dhe ka forcë nën betimin për atdheun të vazhdojë përditë , I bindur se atdheu e do

Pak metra më tej , në një godinë tjetër mjerane , në ish-konviktin numër 7 heton familja me shtatë anëtarë e policit S.H. Me një rrogë qesharake , të tillë sa nuk I garantoi dot as shkollimin e fëmijëve , e shoqja Fitnetja është vetëpunësuar. Fitnetja mbush njëmijë copë cigare për të cilat paguhet 500 lekë. “ blej bukën .. ushqimet , por është shumë e vështirë “.. thotë gruaja  e vetëpërmbajtur. Djali I madh quhet Mërgim dhe kur pa se ishte e vështirë , la familjen dhe iku për azil në Francë. Fëmijët e tjerë Elda, Ersilda dhe Klisioni jetojnë mes erës së duhanit që mbush e ëma, zhurmës së dritareve që përplasen dhe plasmasit të sajuar si xhama . Nën shkallë është vendosur krevati i njërit prej tyre, ngjitur me sobën, tenxheret e dhuruara dhe dritës së dobët. Edhe këtu ata janë më të favorizuarit sepse ajo dritë që ndriëon , të tjerët nuk kanë shans ta kenë. Fitnetja nuk e di çfarë është krimi, por gruaja di mire se çfarë është mendimi i përditshëm i një gruaje se çfarë do gatuaje për drekë. Çifti ka strehuar edhe një fëmijë të pestë , të cilën e ka braktisur e ëma dhe që ata nuk duruan dot ta shikonin në kosha plehrash. Qytetarë të ndershëm të vendit tim të dashur , por të padukshëm

Ata ëndërrojnë të përfitojnë kredi të butë, por nuk kanë lekë mënjanë që të paguajnë një përqindje të domosdoshme të për blerë një strehë , ku ata të jetojnë si njerëz. Kanë aplikuar dhe nuk kanë marrë asgjë. Policia e shtetit nuk ka asnjë evidencë dhe të dhënë se sa efektivë, oficerë police, jetojnë nën pragun minimal. Do duhej që çdonjëri që vesh atë rrobë, përpara se të luftojë krimin e organizuar të ketë të garantuar kushtet minimale. Sindikata nuk është shqetësuar ndonjëherë për këtë çështje. Shumë prej drejtorëve të përgjithshëm kanë qenë më të shqetësuar për karrigen e tyre, dhe asnjëherë nuk është hartuar një skemë që do tu jepte policëve të thjeshtë, agjentëve me rroga të ulëta , disa “privilegje” që në fakt ata duhet ti gëzojnë për shkak të uniformës së veshin dhe rrezikut që përballen

Polici i tretë në fakt është një ish polic. E quaj polic sepse sapo ulesh me të ai fillon e të flet sipas sëmundjes profesionale që kanë të gjithë policët që e duan detyrën. Më tregon aksione ku ka marrë pjesë, se si në një rast kishin ndërhyrë për të kapur SokolmBuzederrin ( një eksponent I njohur I krimit ) , se si arrestoi vrasësin me pagesë Salvadore Letizia, se si arrestoi nipin e burrit të një politikaneje me drogë dhe se si ai më pas ishte liruar në mënyrë të çuditshme, se si kishte ndaluar pa patent djalin e një biznesmeni të njohur dhe se si shefat kishin tundur kokën  të zhgënjyer prej tij. Ai për fatin e tij , në një postbllok njëherë gjatë një ndërhyrjeje kishte shoqëruar kunatin e një ministri dhe si e kishin bërë për një lekë, ja kështu duke e pyetur “ a je i sigurt që qytetari nuk u soll mirë me policinë”. E kishte kuptuar polici që kishte prekur një të paprekshëm dhe , kishte kërkuar falje për sjelljen e papërshtatshme për një polic. Quhet Artan A. Punoi 17 vjet në radhët e policisë së fundmi ishte tek Shqiponjat në Tiranë. Iku prej andej sepse në ndërhyrjen e fundit shoqëroi nipin e dehur të një ish ministry, I cili I hëngri kokën. “ ditën që ndodhi kjo , ne I kërkuam shtetasit dokumentet,ai tha do ua bëj sic ua bënë policëve në Elbasan. U nxeha kërkova përforcime dhe e përcolla në komisariat. Qytetari nuk firmosi asnjë pretendim për dhunë, dhe më pas ai u lirua. Por pesë ditë më vonë ai dorëzoi një akt ekspertizë me shenja nga prangat në duar, kjo u pa si dhunë dhe sjellje e pahijshme dhe aktualisht jam nën hetim “. Artan A. e bën këtë rrëfim me fund të shpirtit jo sepse dëshiron të kthehet më në polici, por sepse ndihet i pavlerësuar, i hedhur poshtë, i tradhtuar nga eprorët, i pambrojtur, ndonëse ishte një shërbëtor i vërbër i shtetit të tij.

“Jetoj me qera dhe muajt e parë ishin të vështirë, sepse kur je polic që e do policinë, të ngjan sikur të kanë shkulur zemrën “ thotë Artani. Ai punon shofer dhe shpërndan produkte bulmeti dhe unë u njoha me të në  një dyqan. Ai më tha se policin nuk e duan , “isha nga ata që edhe po të vritesha për vendin tim , s’do më vinte keq për jetën , por për familjen” .

Ndaj mos i braktisni policët, mos u tallni me ta. Sepse policia është një nga detyrat që përpara se të kërkojë muskj, kërkon shpirt, dhe të gjithë ata që dalin çdo ditë për të siguruar jetën tonë, ndoshta në darkë nuk kthehen në shtëpi. Për të tjerat, nuk është këtu rasti të përmend shprehjen e një polici të njohur të cilit kur i vranë ish kolegun tha” mishi i policit shqiptar , është mishi më i lirë “. Por ndoshta kjo ishte më tepër një deklaratë në dhimbje e sipër, sepse ligjet janë aq të kopsitura sa për çdo vrasës polici gjykata shpall dënimin e përjetshëm. Megjithatë , a nuk duhet të klasifikohet si krim edhe mos vlerësimi I një polici, hedhja e tij në rrugë, rrogat e ulëta, vonesat e orëve shtesë, uniformat që më së shumti i blejnë vetë pasi, tender bërësit e tyre i vjedhin. A e meritojnë policët kaq vlerësim të ulët, vetëm një pistoletë, dhe një numër me 41 ?

Mendojeni……!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog anila hoxha dy policet e strehuar ne godinat e ish konviktit insituti bujqesor anila hoxha dy policet e strehuar ne godinat e ish konviktit insituti bujqesor

Sondazh

Poll
Insights 12 Korrik 2019, 12:37

Gjermania e shqetësuar për dridhjet e Merkelit

GJERMANI- Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushta...

Insights 12 Korrik 2019, 08:25

Populli është duke mbajtur shënime

TIRANË- Rama ka një plan të vendosë një taksë të re mbi naftën, që i ka vënë emrin ekzotik “Tarifë”. Dhe këtë do ta bëjë me justifikimin e ndry...

Insights 10 Korrik 2019, 08:51

Monstrat duhen izoluar

Përdhunimet brenda familjes duhen klasifikuar si vepër që dënohet me burgim të përjetshëm. Neni në kodin penal duhet formuluar i tillë, që të mos lejojë asnjë h...

Insights 9 Korrik 2019, 19:10

Faleminderit Zaev

TIRANË- Biseda e Kryeministrit Zaev me dy humoriste ruse që imitonin Presidentin e Ukrainës duke folur me të, mund të ketë shkaktuar të qeshura në Rusi apo...

Insights 7 Korrik 2019, 16:04

Ngushëllime zotit Veliaj

TIRANË– Po, me dhimbje e mirëkuptim po marr guximin e sinqertë t’i paraqes zotit Veliaj ngushëllimet e mia me  rastin e ripërtëritjes së mandatit të ...

Insights 7 Korrik 2019, 09:15

Tre skenarët, çfarë mund ta presë Shqipërinë?

Pavarësisht nga parashikimet, përleshjet e dhunshme u shmangën në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve, pasi kundërshtarët e qeverisë mbajtën vetëm tubime të vogla dh...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni