Aktualitet

I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, arrestohen dy punonjësit e Bashkisë Berat, nën hetim edhe 4 elektriçistë

  • Mes lotësh përcillet në banesën e fundit 4-vjeçari që e zuri korenti në Berat
  • Policia ka ndaluar drejtorin e shërbimeve në Bashki, 32-vjeçarin Poli Ikonomi dhe Llazar Oxholli, 61 vjeç, i cili është përgjegjës për ndriçimin.
    Featured image of article: I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, arrestohen dy punonjësit e Bashkisë Berat, nën hetim edhe 4 elektriçistë Pamje nga Berati

    BERAT– Dy persona është ndaluar dhe katër të tjerë janë marrë nën hetim për vdekjen e 4-vjeçarit ditën e djeshme në Berat pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në mes të parkut të qytetit. Policia ka ndaluar drejtorin e shërbimeve në Bashki, 32-vjeçarin Poli Ikonomi dhe Llazar Oxholli, 61 vjeç, i cili është përgjegjës për ndriçimin.

    Përveç dy të ndaluarve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër elektriçistë, të cilët janë identifikuar vetëm me iniciale: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Humbi jetën fëmija 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ndalohen Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

    Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment