Rajoni

I mbyllur në paraburgimin e Hagës, Hashim Thaçi feston ditëlindjen e 53-të! Ish-presidenti i Kosovës kalon ‘ditën e shënuar’ me shokët

  • Rama URIM të veçantë për Thaçin: Pashë Zotin mos iu anko fatit tënd, agimi do vijë sërish për ty e Kosovën!
  • Të vetmit që do të festojnë me të sot janë të bashkë-akuzuarit e tjerë, dy ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Ndërsa do t'u bashkohet edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
    Featured image of article: I mbyllur në paraburgimin e Hagës, Hashim Thaçi feston ditëlindjen e 53-të! Ish-presidenti i Kosovës kalon ‘ditën e shënuar’ me shokët Hashim Thaçi

    HAGË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen e tij të 53-të. Por në dallim nga vitet e tjera, kësaj here do ta festojë në burg pasi aktualisht ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar.

    Të vetmit që do të festojnë me të sot janë të bashkë-akuzuarit e tjerë, dy ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Ndërsa do t’u bashkohet edhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

    Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar pasi bashkë me të lartpërmendurit akuzohen se kanë kryer krime lufte nga marsi 1998 deri në shtator 1999.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërsa ndaj udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë ngritur akuza për “pengim të drejtësisë”. Deri më tani, për të mbështetur mbrojtjen juridike të të akuzuarve nga Gjykata Speciale, Kosova ka vënë në dispozicion rreth 20 milionë euro. Ndërsa gjykimi ende nuk ka nisur pasi Prokuroria nuk ka depozituar provat që ka mbledhur ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment