Aktualitet

I mbuluar me tatuazhe, kush është “i forti” në Shkodër që vrau mikun për 30 mijë euro, dikur grabiste biznese me armë

Kush është Artan Koçeku, 29-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Angjelin Shkambit?
Featured image of article: I mbuluar me tatuazhe, kush është “i forti” në Shkodër që vrau mikun për 30 mijë euro, dikur grabiste biznese me armë

SHKODËR– Ditën e sotme në Shkodër u arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Angjelin Shkambit më 17 dhjetor të 2017. (Lexo këtu)

Teksa udhëtonte në makinën e tij, Artan Koçeku është kapur nga policia edhe pse tentoi që të largohej me vrap. 

Por kush është Artan Koçeku?

Artan Koçeku rezulton i dënuar me 9 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër.

29-vjeçari u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Gjithashtu Koçeku së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

Nuk mbaron këtu! Sëbashku me dy persona të tjerë, Fred Shkëmbi dhe Tom Gjergjin, Koçeku vodhi 12 dyqane po në Shkodër.

Pas serisë së grabitjeve me armë, Koçeku akuzohet edhe për vrasjen e mikut të tij, Angjelin Shkambit.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe ka mundur të largohet.

Në mjetin me targa të vjedhura dhe të mbivendosura u gjetën njolla gjaku që nënkuptonin se dikush kishte mbetur i plagosur por askush nuk u paraqit në spital për t’u mjekuar.

Sipas dyshimeve të para ende të pakonfirmuara të rrugë zyrtare, personi që mbeti i plagosur ishte Artan Koçeku.

Por nga ana tjetër edhe Angjelin Shkambi nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Në shkurt të 2017 ai u arrestua së bashku me një grup prej 13 personash si kultivues të rreth 3 mijë rrënjëve kanabis. Për të shkalla e parë kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndërsa Gjykata e Apelit e kishte lënë në arrest shtëpie.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment