Showbiz

“I mblodha për Shqipërinë!” Labinot Tahiri zbulon vlerën që siguroi për të prekurit nga tërmeti

Këngëtari ka mbledhur 10 mijë euro në mënyrë  që t’iu vijë në ndihmë të prekurëve nga tërmeti, në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.
Featured image of article: “I mblodha për Shqipërinë!” Labinot Tahiri zbulon vlerën që siguroi për të prekurit nga tërmeti Labinot Tahiri

TIRANË- Kanë kaluar 6 ditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 viktima dhe plagosën 900 të tjerë  dhe personazhet e njohur janë parë që gjatë këtyre ditëve kanë ndihmuar dhe janë solidarizuar në të prekurit nga tërmeti.

Jo vetëm artistë shqiptar por edhe nga trevat e tjera shqiptare, personazhet e njohur janë bërë bashkë për t’u ardhur në ndihmë të prekurëve nga tërmeti.

Së fundmi përmes një  postimi në rrjetet sociale, këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka treguar se për këtë rast tragjik që preku Shqipërinë  mëngjesin e 26 nëntorit, ai ka mbledhur 10 mijë euro në mënyrë  që t’iu vijë në ndihmë të prekurëve nga tërmeti, në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.

Postimi i plotë:

NJOFTIM I MIRË!!

10.000 Euro i mblodha për Shqipêrinë!

Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodër, ku së bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!

Po ashtu 2000 € premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; “Një kafe me Labin!

Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!

Zoti ju bekoftë.

Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë që quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe fëmijët që na presin që t’i shërojmë…!

Zoti e baft mirë.

Labi-FKSH

A.C/Dosja.al

Shto Koment