PolitikeVirale

I mbështetur mbi parvazin e ballkonit, djali i Fatmir Xhindit me cigare në dorë? Sherret dhe debatet në Kuvend, e bëjnë për duhan, objekti ‘misterioz’ në dorë

Djali i deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindit, mban në dorë një objekt që ngjason tejmase me një cigare elektrike, edhe pse në sallë është i ndaluar duhani.
Featured image of article: I mbështetur mbi parvazin e ballkonit, djali i Fatmir Xhindit me cigare në dorë? Sherret dhe debatet në Kuvend, e bëjnë për duhan, objekti ‘misterioz’ në dorë Fatmir dhe Anduel Xhindi

TIRANË– Deputeti socialist, Anduel Xhindi është kapur “mat” me cigare në dorë, teksa ndiqte fjalimet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Djali i deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindit, mban në dorë një objekt që ngjason tejmase me një cigare elektrike, edhe pse në sallë është i ndaluar duhani.

Anduel Xhindi

I ulur lart në “ballkonin” e sallës për shkak të masave të marra për parandalimin e infektimit nga koronavirusi, Xhindi ndjek tejet i fokusuar debatin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kamerat e fokusuan për vetëm një sekondë, ndaj vështirë të thuash nëse Xhindi po e konsumonte cigaren apo thjesht po e mbante në duar duke e përdorur si “anti-stres” teksa dëgjonte debatet që shkëmbenin kolegët e tij pak metra më poshtë. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment