Sport

I martuar me një kuksiane, futbollisti i Wolfsburg: Sa keq që luhet pa tifozë, do të kisha dhuruar 30 fanella

Për lojtarin e Wolfsburg, Renato Steffen do të jetë një ndeshje e veçantë. Duke folur për mediat gjermane, ai ka treguar emocionet e këtij takimi.
Featured image of article: I martuar me një kuksiane, futbollisti i Wolfsburg: Sa keq që luhet pa tifozë, do të kisha dhuruar 30 fanella Renato Steffen
Përditësuar:

GJERMANI-Të enjten, Wolfsburg do të luajë kundër Kukësit në raundin e dytë kualifikues të Europa League.Takimi do të luhet në “Air Albania”,ndërsa interesant është fakti se për lojtarin e Wolfsburg, Renato Steffen do të jetë një ndeshje e veçantë. Duke folur për median gjermane “Sportbuzzer.de”, ai ka treguar emocionet e këtij takimi. “Gruaja ime vjen nga një vend, që është një orë larg nga Kukësi”, shpjegon futbollisti i klubit gjerman, i cili është martuar prej 15 muajsh.Në qershor të vitit të kaluar, Steffen dhe Qendresa e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë,pas pothuajse katër viteve mardhënieje.

“Unë e dua Qëndresën aq shumë, sepse në një farë mënyre ajo funksionon ashtu si unë”,-tha Steffen. Shumë nga rreth 70 të ftuarit në dasmë kishin ardhur nga vendlindja e nuses. Dhe gjithashtu, të enjten kundër Kukësit, Steffen në të vërtetë do të kishte marrë mbështetje. Por, koronavirusi i ndërlikon kushtet. “ Gruaja ime mendon se është mëkat që ndeshja do të luhet pa spektatorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përndryshe, disa të afërm të saj do të kishin ardhur dhe un do të kisha dhuruar nja 30 fanella,-thotë  Steffen me buzëqeshje. Sepse kushërinjtë dhe hallat e saj jetojnë atje, por na mbështesin edhe ne.  Mua më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje. Udhëtimi në një vend të tillë në këtë periudhë nuk është aq dramatik. Do të jemi shumë të organizuar, siç ndodhi në Ukrainë me kombëtaren.” Përfundon futbollisti.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment