Virale

“I love Allah”/ Halit Valteri “befason botën”, maska e deputetit bën jehonë në mediat turke

Ai është pyetur nga agjencia e lajmeve 'Anadollu', në lidhje me qëllimin dhe mesazhin e një maske të tillë  ndërkohë deputeti i është përgjigjur se dashuria për Zotin, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten.
Featured image of article: “I love Allah”/ Halit Valteri “befason botën”, maska e deputetit bën jehonë në mediat turke Halit Valteri

TIRANË– Maska, e cila mbante mbishkrimin “Unë e dua Allahun” e Halit Valteri  që kishte vendosur ditën e sotme gjatë seancës plenare  ka tërhequr vëmendjen  e të gjithë shqiptarëve por jo vetëm. Së fundmi për paraqitjen e tij kanë shkruar dhe mediat turke.

Ai është pyetur nga agjencia e lajmeve ‘Anadollu’, në lidhje me qëllimin dhe mesazhin e një maske të tillë  ndërkohë deputeti i është përgjigjur se dashuria për Zotin, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten.

“Aty  fillon baza e edukimit për të qenë i kujdesshëm dhe i denjë në komunitetin ku jetojmë dhe japim kontributin tonë. Me njerëz që duan dhe adhurojnë Zotin do të kemi një shoqëri më të mirë e më të prirur të respektojmë, duam dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, theksoi Valteri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky veprim i deputetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as medias turke “Haber” ku ajo citon fjalët e Halit Valteri deklaroi se pika fillestare e edukimit drejt kontributit në shoqëri ka nisur nga adhurimi për Allahun.

Sot, ai zgjodhi një maskë mbrojtëse kundër COVID-19, me mbishkrimin “I love Allah”, “E dua Allahun”.Valteri ka harruar se kjo paraqitje është propagandë. E në këtë rast, edhe më e rëndë, pasi është propagandë fetare në një institucion shtetëror, parlament, të një vendi laik (jo-fetar), si Shqipëria.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment