Aktualitet

“I liberalizon vizat brenda javës”, këngëtari publikon foton e ministres së Jashtme të Kosovës: Ne kemi atë qumështorin që reciton Naimin

Ejlli komenton dhe zgjedhjen e Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, duke thënë se është një qumështor që reciton Naimin.
Featured image of article: “I liberalizon vizat brenda javës”, këngëtari publikon foton e ministres së Jashtme të Kosovës: Ne kemi atë qumështorin që reciton Naimin Meliza Haradinaj, ministre e Jashtme në Kosovë

TIRANË- Këngëtari Luis Ejlli ka komentuar zgjedhjen e Avdullah Hoti për minister të Jashtme. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur që të komentoj bukurinë e ministres dhe shprehet se me Melisa Haradinajn, Kosova do i liberalizojë vizat brenda një jave.

Më tej ai komenton dhe zgjedhjen e Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, duke thënë se është një qumështor që reciton Naimin.

Me kete Ministre të Jashtme Kosova, i liberalizon vizat brenda javes. Ne kemi ate qumeshtorin qe reciton Naimin. Edhe pse Ministre e Jashtme, veshtire se do e lene te dali ndonjehere nga Kosova po nejse”, shkruan Ejlli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme në Kosovë u votua qeveria e re dhe në krye do jetë Avdullah Hoti. Kryeministri i ri ka prezantuar kabinetin qeveritar dhe në krye të Ministrisë së Jashtme do jetë Meliza Haradinaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment