Politike

“I lëpin këpucët Edi Ramës”, Mark Maku sherr me këshilltaren e qeverisë: Na dalke dhe avokate (VD)

Elira Kokona u shpreh gjatë emisionit se është avokate me profesion, ndërsa Mark Marku ndërhyri duke thënë se përfaqëson Kryeministrin dhe është “vartëse që i lëpin këmbët Ramës”.
Featured image of article: “I lëpin këpucët Edi Ramës”, Mark Maku sherr me këshilltaren e qeverisë: Na dalke dhe avokate (VD) Mark Marku, pedagog

TIRANË- Mark Marku ka reaguar ashpër kundër zv. Sekretares së Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, e cila është dhe një prej hartuesve të paketës anti-shpifje. Të ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Marku dhe Kokoka kanë debatuar për draftin e ligjit, por pedagogu i ka thënë këshilltares se “është një vartëse e Ramës”.

Elira Kokona u shpreh gjatë emisionit se është avokate me profesion, ndërsa Mark Marku ndërhyri duke thënë se përfaqëson Kryeministrin dhe është “vartëse që i lëpin këmbët Ramës”.

DEBATI

Kokona: Unë jam avokate në profesion, kështu që e kam për profesion të flas.

Marku: A je këshilltare e Kryeministrit?

Kokona: Jo zotëri, nuk jam këshilltare e askujt. Unë jam zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, jam nëpunëse civile.

Marku: Je vartëse që i lëpin këmbët Ramës dhe për këtë ke ardhur këtu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kokona: Lëpirjen e këmbës e keni zakon ju zotëri, për atë arsye shkoni vazhdoni tregojani kujtdo që e meriton. Kam një karrierë që s’kam nevojë t’jua tregoj juve.

Marku: Ç’a karriere ke…

Kokona: Kam një karrierë që s’kam nevojë të merrem me ju.

Marku: Na dalke dhe avokate, je me një funksion publik.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment