Bota

I konvertuar në militant të ISIS-it! Vittorio Sgarbi “godet” sërish, komenton arrestimin e italianit të dedikuar ndaj islamit: Kështu ndodh kur lë “orecchiette-t” për kebabin

Për rastin e Issas, një koment e kishte edhe Sgarbi, i cili me ironi u shpreh se një gjë e tillë ndodhte në momentin kur zëvëndësohej ushqimi italian me kebab.
Featured image of article: I konvertuar në militant të ISIS-it! Vittorio Sgarbi “godet” sërish, komenton arrestimin e italianit të dedikuar ndaj islamit: Kështu ndodh kur lë “orecchiette-t” për kebabin Vittorio Sgarbi

ITALI– Kritiku Italian i artit Vittorio Sgarbi ka komentuar arrestimin e një të riu italian, i cili deklaroi se koronavirusi është ndëshkim i Allahut. 38-vjeçari i quajtur Nicola, ishte konvertuar kohët e fundit në islam dhe e kishte ndryshuar emrin e tij në Issa.

Ai ishte mbajtur nën monitorim për një kohë të gjatë nga Policia, e cila e konsideronte një person me rrezikshmëri të lartë për shkak të prirjeve të tij. Për rastin e Issas, një koment e kishte edhe Sgarbi, i cili me ironi u shpreh se një gjë e tillë ndodhte në momentin kur zëvëndësohej ushqimi italian me kebab.

“Si mund të ndodhë që një puljez 38 vjeç, nga Bari të kthehet në një militant të ISIS dhe nga Nicola emrin ta bëjë Issa? Ja çfarë ndodh nuk nuk ha më makarona dhe i ndryshon me kebabin.”- ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po cila është historia e Issas?

Nicola akuzohet se ka nxitur terrorizmin përmes rrjeteve sociale. Ai është me origjinë nga Bari, jetonte në Milano, ku ishte konventuar në besimtar musliman dhe në vitin 2015 ishte veteëquajtur “Issa”. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, në Facebook, ku kishte rreth 2,000 ndjekës dhe ndante me to shumë imazhe të dëshmorëve të ISIS, dhe shumë foto të fëmijëve të vdekur islamikë, si një stimul për të sensibilizuar të rinjtë që ti bashkoheshin nismës së tij.

k.m/Dosja.al

Shto Koment