Politike

Lëvizja e FUNDIT/ PD kërkon përsëritje të votimit në 9 qarqe, dosja me prova do të dorëzohet në KAS të dielën

Në dosje, pritet që të dorëzohen provat, e mbledhura nga PD-në për parregullsitë e zgjedhjeve në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.
Featured image of article: Lëvizja e FUNDIT/ PD kërkon përsëritje të votimit në 9 qarqe, dosja me prova do të dorëzohet në KAS të dielën Lulzim Basha

TIRANE– Partia Demokratike pritet t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shpall të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe të vendit. Kjo ka ardhur për shkak se PD i konsideron zgjedhjet, si të manipuluara.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në dosjen që PD do t’i dorëzojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ditën e diel do t’i kërkojë ri votim në 9 qarqe të vendit. Në dosje, pritet që të dorëzohen provat, e mbledhura nga PD-në për parregullsitë e zgjedhjeve në qarqet Kukës, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Ndër provat që do të paraqiten në KAS nga PD-ja, janë dyfishimi i ndihmës ekonomike, dhënia e dëmshpërblimeve për tërmentin e 26 nëntorit javën e fundit para zgjedhjeve, punësimet në administratë gjatë tre muajve të fundit, si dhe dhënia e parave në këmbim të votës.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Padia e PD-së në KAS pritet që të bëjë KQZ të shtyjë me 20 ditë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Në rezultatin paraprak për zgjedhjet e 25 prillit, PS ka marrë 74 mandate, PD ka marrë 50 mandate, LSi ka marrë 4 mandate dhe PSD ka marrë 3 mandate.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment