Aktualitet

I dënuar me 12.8 vite burg për drogë e prostitucion, arrestohet për t’u ekstraduar 54-vjeçari, kush është vlonjati me dy mbiemra

54-vjeçari është prangosur gjatë operacionit të koduar "Kumia" pasi në vitin 2013 Gjykata e Italisë e dënoi me 12.8 vite burg. 
Featured image of article: I dënuar me 12.8 vite burg për drogë e prostitucion, arrestohet për t’u ekstraduar 54-vjeçari, kush është vlonjati me dy mbiemra Foto ilustruese

VLORË– Policia e Shtetit ka arrestuar 54-vjeçarin nga Vlora të kërkuar për trafik droge dhe prostitucion, Edmond Makri (Aliko). 54-vjeçari është prangosur gjatë operacionit të koduar “Kumia” pasi në vitin 2013 Gjykata e Italisë e dënoi me 12.8 vite burg. 

Makri alias Aliko akuzohet nga drejtësia italiane se ka trafikuar lëndë narkotike dhe për “shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”. Sipas procedurave, pritet që 54-vjeçari të ekstradohet në Itali.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Kumia”. Operacioni, nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar në Itali për disa vepra penale. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kumia”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2013 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi e ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian dhe nga Dekreti i Presidentit për Drogat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shto Koment