Aktualitet

I kërkuan dokumentat, shqiptari sulmon dhe pështyn karabinierët në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dhunoi dy policë në momentin që i kërkuan dokumentat. Gjithashtu ai pështyu policët pasi nuk kishte maskë.
Featured image of article: I kërkuan dokumentat, shqiptari sulmon dhe pështyn karabinierët në Itali Policia e Bolzanos

ITALI-Karabinierët e Meltinës dhe të Bolzanos kanë arrestuar një 41 vjecar shqiptar për fyerje dhe dhunë ndaj zyrtarit publik. Të premten në mbrëmje dy karabinierë të Meltinas ka vënë re dy persona duke u zënë. Ata ndërhynë që situata të mos përshkallëzohej.

Pas pajtimit, karabinierët i kërkuan dokumentat njërit prej shqiptarëve. Në këtë moment ai filloi që t’i kërcënonte dhe fyente punonjësit e policisë. Më pas ata i kërkuan që të vinte me ta në kazermë për ta kontrolluar.

Shqiptari me precedent penalë të mëparshëm është larguar me vrap, por është neutralizuar vetëm pak metra më pas. Ndërsa karabinierët i vinin prangat, ai filloi ti godiste me grushte, ndërsa edhe i pështyu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Miqtë e shqiptarit ndërhynë për ta ndihmuar, duke goditur karabinierët, të cilët u detyruan të thërrisnin përforcime. Spao dëgjuan sirenat e policisë, miqtë e shqiptarit u larguan me vrap. Ndërkohë agresori u dërgua në kazermë, ku iu komunikua masa e arrestit.

Marrë nga LavocediBolzano

Shto Koment