Rajoni

I kërkoi emrin e mandatarit të ri, Kurti i kthehet Thaçit: S’je neurtral, përgjigjien do të ta japim në një moment më të përshtatshëm

Kurti ka deklaruar se do t'i përgjigjet Thaçit në një moment të përshtatshëm pasi të ketë mbaruar situata e vështirë e COVID-19.  
Featured image of article: I kërkoi emrin e mandatarit të ri, Kurti i kthehet Thaçit: S’je neurtral, përgjigjien do të ta japim në një moment më të përshtatshëm Albin Kurti

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pak orë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkoi nga nga VVja emrin e mandatarit të radhës duke e njoftuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për të formuar qeverinë pas votimit të mocionit më 25 mars.

Ndërkohë Kurti pretendon se Thaçi po anashkalon një nen në Kushtetutë rreth situatës pas votimit të mocionit.

Ndër të tjera Kurti shton se Presidenti i vendit po bën shkelje, dhe se nuk është neutral duke thënë se ai ka interes politik dhe synim personal dhe nuk është  i paanshëm. Në fund Kurti ka deklaruar se do t’i përgjigjet  në një moment të përshtatshëm pasi të ketë mbaruar situata e vështirë e COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej të ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!’’, shton ai duke thënë se presidenti nuk po tregohet neutral, ashtu si e përcakton rolin e tij institucional Kushtetuta e vendit. Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.”- ka shkruar Kurti.

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment