Factcheck

“I kemi ndihmuar 2 herë, jetojnë në Përrenjas”, të pavërtetat e Ramës me familjen Alushi, ata banojnë në Tiranë dhe përgënjeshtrojnë gjithçka

Të pavërtetat në postimin e Ramës. Familja Alushi dhe fotot tradhtojnë Kryeministrin.
Featured image of article: “I kemi ndihmuar 2 herë, jetojnë në Përrenjas”, të pavërtetat e Ramës me familjen Alushi, ata banojnë në Tiranë dhe përgënjeshtrojnë gjithçka Edi Rama, Pinoku dhe fotoja e rreme e Kryeministrit

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pas një armëpushimi disaditor me mediat ka nisur ti sulmojë sërish ato. Në një reagim në Facebook, Rama ka akuzuar sot mediat se po gënjejnë kur thonë se ndihmat nuk shkojnë tek qytetarët në nevojë.

Për të mbështetur argumentin e tij, se media ka dhënë lajm të pavërtëtë, Rama ka publikuar dhe rastin e një familje, që sipas tij ndihmat e operacionit humanitar i kanë shkuar dy herë. Bëhet fjalë për familjen Alushaj, e cila ka dalë me zë e me figurë ditën e djeshme dhe ka thënë se nuk kanë asnjë ndihmë. Por sipas Ramës kjo familje ka marrë dy herë ndihma.

Familja Alushi

“🔴 KJO ËSHTË E NJËJTA SHTËPI, KU KA SHKUAR MË PARË PAKOJA ME USHQIME E OPERACIONIT HUMANITAR DHE NË PËRGJIGJE TË THIRRJES SË KËTIJ EKRANI, QË “KRYEMINISTRI TË SHOHË REALITETIN”, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DIZINFORMOHEN, MANIPULOHEN, HELMOHEN NGA TË TILLA “LAJME HUMANITARE” ME THIRRJE “NË EMËR TË POPULLIT”😷

*Nuk pashë një media të verifikojë shifrat e ndihmave që ne publikojmë, nuk pashë një media të pasqyrojë Operacionin Humanitar, nuk pashë një media ta shoqërojë lajmin e keq për një familje, që e gjen sot në çdo vend të planetit pa asnjë problem dhe shumë mirë bëjnë që e pasqyrojnë, me lajmin e mirë të ndihmës për mijëra familjeve çdo ditë nga ky shtet, që ka njëqind të meta, por po bëhet copash në çdo front të kësaj lufte, falë mijëra e mijëra shërbëtorëve të popullit! E kuptoni tani që po mos informoheshit nga kjo faqe, s’kishit për ta marrë vesh kurrë që ka një Operacion Humanitar në veprim, derë më derë, që nga dita e parë e luftës?! 🇦🇱NE NUK JEMI MË TË MIRËT, PO MË TË MIRË SE NE HARROJENI!”, shkruan Rama në Facebook.

Shpërndarja e ndihmave në familjen e gabuar

Kreu i qeverisë teksa mundohet të bindë dhe qytetarët, duke ilustruar shkrimin e tij me foto, nuk arrin që ti lidh këto të dyja me njëra tjetrën. Në foton e parë, është një sekuencë nga kronika e ABC News, ku shihet se familja Alushi nuk ka shtëpi, por jeton në një papafingo të improfizuar si banesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në foton e dytë që është bërë publike nga kreu i qeverisë, kjo familje rezulton që të ketë një banesë. Kjo është e pavërteta e parë e thënë nga Rama.

Por kryeministri thotë se familja Alushi jeton në Përrenjas, gjë e cila është e pavërtetë, pasi kjo familje jeton në tiranë në zonën e Kinostudios. Nëse shohim më vemdendje foton dy foton e treguar nga Rama ku punonjësi i bashkisë po shpërndan ndihma, nuk shihet asnjë nga anëtarët e familjes Alushi, por janë njerëz të tjerë.

Për më shumë ndiqni kronikën, ku anëtarët e familjes Alushi që jetojnë në Tiranë tregojnë se shteti i ka harruar në këto ditë të vështira dhe janë të vetëm pëball koronavirusit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment