Politike

“I ke hapur derën Bashës pas 25 prillit?”/ Rama: S’kam kohë për këto, e lagu se lagu

VIDEO
I pyetur sot nga gazetarët, Rama tha se nuk ka dëshirë të përgjigjet.
Featured image of article: “I ke hapur derën Bashës pas 25 prillit?”/ Rama: S’kam kohë për këto, e lagu se lagu Edi Rama

TIRANE– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të përgjigjet sot në lidhje me sulmet ndaj presidentit Ilir Meta dhe “kursimin” që i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha. I pyetur sot nga gazetarët, Rama tha se nuk ka dëshirë të përgjigjet.


Pyetje: Fushatën tuaj negative është drejt presidentit Meta, apo është një derë e hapur për Lulzim Bashën pas 25 prillit?

Edi Rama: Për pagën minimale, për ndryshimet në fashat e taksimit dhe për një sërë masash të tjera duhet të duroni edhe pak fare, kur ne të shpalosim vizionin e Shqipërisë 2030 dhe planin e veprimit 2021-2025. Kjo do të ndodhë menjëherë pasi ne të zbresim skuadrën në fushë. S’dua të humbas kohë me këto, e lagu se lagu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv, jemi shumë afër, na mungon vetëm vula për 360 mijë doza AstraZeneca! Rrisim pagën minimale dhe dyfishojmë ndihmën ekonomike (SQARIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment