Politike

“I kanë martuar nënë e babë borxhit publik”, Basha me tone të ashpra: Qeveria t’i vërë gishtin kokës, ka arritur pika e vlimit

Basha tha se qytetarët nuk mund të presin më pasi kërkojnë zgjidhje.
Featured image of article: “I kanë martuar nënë e babë borxhit publik”, Basha me tone të ashpra: Qeveria t’i vërë gishtin kokës, ka arritur pika e vlimit Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa të tjera, pasi ka arritur pika e vlimit. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, Basha tha se qytetarët nuk mund të presin më pasi kërkojnë zgjidhje.

Kam dy javë që e lus, e lus, e lus që të marrë masa. Por sot ia bëj të qartë dhe i them që t’i vërë gishtin kokës. Revolta ime ka një burim, fluksin e 5-fishuar e mesazheve që më dërgojnë qytetarët dhe kërkojnë zgjidhje se këtu ka arritur pikën e vlimit”, u shpreh kreu i PD.

Më tej Basha bëri dhe një batutë, ku tha se qeveria i ka martuar nënë e babë borxhit publik. “Borxhit publik i kanë martuar nënë e babë me kohë”, tha më tej Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment