Sport

I jepet lamtumira e fundit Emiliano Sala, sot ceremonia mortore

I jepet lamtumira e fundit futbollistit Emiliano Sala, futbollistit që vdiq tragjikisht në aksidentin ajroj të janarit në kanalin anlgez.
Featured image of article: I jepet lamtumira e fundit Emiliano Sala, sot ceremonia mortore

Të shtunën në Argjentinë do të mbahet ceremonia funerale për Emiliano Sala, në një ceremoni private, në qytetin e tij të lindjes, Progreso. Trupi i sulmuesit të Cardiff City u gjet në rrënojat e avionit, me të cilin ishte zhdukur. Pas disa ditë kërkimesh, ai u gjet përfundimisht në “English Channel”, më 21 janar.

Sala udhëtoi nga Nantes, pasi iu kishte thënë lamtumirë shokëve të tij të skuadrës, me destinacion Cardiff, ku po transferohej, së bashku me pilotin David Ibbotson. Avioni doli jashtë radarëve, u rrëzua dhe u zhduk për disa ditë. Trupi i 28-vjeçarit u gjet në avionin e rrëzuar dhe u identifikua më 7 shkurt.

Ekzaminimi “post-mortem” arriti në përfundimin se vdekja e Sala ishte shkaktuar nga lëndimet në kokë dhe në trup, me sulmuesin që duhej të identifikohej me anë të shenjave të gishtërinjve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trupi i pajetë i Sala “fluturoi” drejt Buenos Aires të premten pasdite, përpara funeralit të së shtunës.

Drejtori i Cardiff City, Neil Warnock, dhe shefi ekzekutiv, Ken Choo, do të jetë pjesë e ceremonisë mortore.

B.N/dosja.al

Shto Koment