Bota

I infektuar me koronavirus/ Kryeministri i Britanisë u dërgon letër 30 milionë banorëve britanik: Ju lutem qëndroni në shtëpi

Në letër u është kërkuar të gjithë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi pasi situata është rënduar për shkak të koronavirusit dhe nuk dihet se kur do të përmirësohet.
Featured image of article: I infektuar me koronavirus/ Kryeministri i Britanisë u dërgon letër 30 milionë banorëve britanik: Ju lutem qëndroni në shtëpi Boris Johnson

BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka shkruar një letër për të gjithë familjet në Mbretërinë e bashkuar. Në letër u është kërkuar të gjithë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi pasi situata është rënduar për shkak të koronavirusit dhe nuk dihet se kur do të përmirësohet.

Bëhet me dije se kjo letër do t’u dërgohet 30 milionë familjeve që nga e hëna.

“Ne e dimë se gjërat do të keqësohen para se të përmirësohen. Por ne po bëjmë përgatitjet e duhura, dhe sa më shumë të ndjekim rregullat, aq më pak jetë do të humbasin dhe sa më shpejt jeta mund të kthehet në normale. … Kjo është arsyeja pse , në këtë moment të urgjencës kombëtare, ju bëj thirrje, ju lutemi, të qëndroni në shtëpi, të mbroni njerëzit përreth dhe të shpëtoni jetë. “- shkruhet në letër.

Po ashtu së bashku me letrën të gjithë do të marrin një broshurë me rregullat e koronavirusit, dhe simptomat që shfaq ai. Letrat dhe broshurat mendohet se do  të kushtojnë 7.2 milion dollarë (5.8 milionë) për të shtypur dhe për t’u shpërndarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se vetë kryeministri i Britanisë është i infektuar me koronavirus.

Burimi:Indepedent

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment