Bota

I infektuar me COVID-19, mjeku personal tregon gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni.
Featured image of article: I infektuar me COVID-19, mjeku personal tregon gjendjen shëndetësore të Silvio Berlusconit Silvio Berlusconi

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni po përmirësohet dita ditës.

Mjeku personal i Silvio Berlusconit , Luigi Giancrigillo, theksoi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet dhe të gjitha parametrat e ekzaminimit janë inkurajuese.

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 24 orët e fundit, 1.370 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Itali,  ndërsa dhjetë persona kanë humbur jetën.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment