Bota

I infektuar me Covid-19 dhe shkon me prostituta, policia e Hong Kong-ut në këmbë për të gjetur kontaktet e tij

Ata kanë nisur menjëherë një kontroll të gjithë shtëpisë publike për të gjetur prostitutën, por deri tani të pa fat pasi burri nuk e mbante mend prostitutën me të cilën kishte shkuar
Featured image of article: I infektuar me Covid-19 dhe shkon me prostituta, policia e Hong Kong-ut në këmbë për të gjetur kontaktet e tij Foto Ilustruese

SHBA- Një burrë i infektuar më Covid-19 ka shkuar me një prostitutë në një shtëpi publike në Hong Kong. Ai kishte shkuar me prostitutën në hotelin Mong Kok para se të merrte vesh se ishte i infektuar me Covid. Ky rast ka alarmuar të gjithë punonjësit e shtëpisë publike dhe të gjithë autoritetet policore në vend. Ata kanë nisur menjëherë një kontroll të gjithë shtëpisë publike për të gjetur prostitutën, por deri tani të pa fat pasi burri nuk e mbante mend prostitutën me të cilën kishte shkuar. Më tej, në deklaratën e tyre policia tha se prostituta nuk dihet nëse është infektuar apo jo, pasi 35-vjeçari nuk i kishin dalë akoma simptomat e Covid-19 kur shkoi me të.

 “Punonjësi i seksit nuk u gjet sepse burri nuk ishte në gjendje të tregonte se në cilin kat dhe njësi ndodhet shtëpia publike brenda ndërtesës. Nuk dihet nëse është infektuar nga prostituta. Është e mundur që ai mund të ketë krijuar simptomat para se të vizitonte shtëpinë publike,” thanë autoritetet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që ky nuk është rasti i vetëm në Hong Kong i till, pasi disa javë më parë një prostitutë e të njëjtës shtëpi publike kishte rezultuar më Covid-19. Për policinë ajo u shpreh se kishte shkuar me 70 persona dhe pas gjurmimit të kontakteve deri tani nuk është gjetur asnjë nga klientët e saj.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment