Aktualitet

I hynë hajdutët në shtëpi, gruan në Durrës e kap paniku, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një grua në Durrës ka përfunduar në spital pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit, pasi pa që disa hajdutë u futën në banesën e saj.
Featured image of article: I hynë hajdutët në shtëpi, gruan në Durrës e kap paniku, hidhet nga kati i tretë i pallatit

Durrës– Pak minuta më parë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Durrës, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Mësohet se ngjatje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 13.

Dyshohet se gruaja kreu këtë akt të rëndë pasi, në shtëpinë e saj pas mesnate kanë hyrë hajdutë, dhe veprimi i saj ka qenë në panik e sipër. Sapo ka dëgjuar zhurmën gruaja është hedhur nga lartësia.

Ajo ka shpëtuar edhe pse lartësia ka qenë e madhe dhe tashmë ndodhet në në spital pa rrezik për jetën, por padyshim tronditja nga ngjarja është e madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarje, ndërsa nuk dihet ende identiteti i gruas që ka mbetur e lënduar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment